Doruntina Vinca

Biografia

Doruntina Vinca është shkrimtare, studiuese dhe përkthyese që jeton në Tiranë, Shqipëri. Praktika e saj qëndron në pikëprerjen e gjuhës, mendimit feminist dhe tekstit si një mjet për të praktikuar forma të reja të kolektivitetit dhe ndarjes së dijes. Ajo është bashkëthemeluese e Radical Sense, një grup leximi feminist që mblidhet çdo javë në Tiranë që nga viti 2018 dhe virtualisht prej vitit 2020. Ka përgatitur për botim dy vëllime me tekste feministe dhe letrare të përkthyera nga anglishtja në shqip nga kolektivi Radical Sense, të botuara nga ‘28 Nëntor’ (2020 dhe 2023). Aktualisht, ajo po shkruan romanin e saj të parë i cili fokusohet në temën e kujtesës dhe rrëfimit, me theks te zërat e heshtur, njerëzorë dhe jojnjerëzorë.