Erdiola Kanda Mustafaj

Biografia

Erdiola Kanda Mustafaj është një artiste multidisiplinare shqiptaro-italiane që aktualisht jeton në Paris.

Duke kombinuar artet vizuale dhe mediatike, nga instalacioni te arti zanor, ajo krijon peizazhe imagjinare që mishërojnë dimensionin e paqartë dhe të pakapshëm të shoqërive, vendeve dhe ngjarjeve historike, me një vëmendje poetike ndaj politikës dhe një meditim të veçantë mbi rëndësinë e diasporës. Në kërkimin e saj, ajo përvetëson dhe rishkruan burime nga arkivat personale dhe kujtimet kolektive për të diskutuar historinë intelektuale dhe politike të vendit të saj, në një rrëfim që ndërthuret me traditën gojore, mitin dhe përrallën. Veprat e saj janë strukturuar kryesisht rreth një marrëdhënieje të thellë me hapësirën dhe transformimin e saj, në të cilën lënda e parë dhe njeriu krijojnë një lidhje të pandashme, duke formësuar njëri-tjetrin pa një hierarki vlerash.

Punimet e saj janë ekspozuar në disa institucione, si: ekspozita personale në Kunst-im-Kreuzgang (Bielefeld, Gjermani, 2025), ekspozita në grup në Luigi Ghirri Prize për Fotografia Europea (Reggio Emilia, 2025), Çmimi Ardhje 2024 , Young Visual Artists Award, organizuar nga Zeta Gallery (Tiranë, Shqipëri, 2024), “Rencontres de la jeune photographie internationale” me kurator François Cheval në Villa Pérochon (Niort, Francë, 2022), dhe “Beyond the Image” organizuar nga Shkodra Arthouse dhe Muzeu Marubi (Shkodër, Shqipëri, 2019).