


Kinoteka Shqiptare prezanton: Mediterani i Heshtur | Një Kinema-Koncert Premier
Kuruar nga kineastja shqiptare Iris Elezi, Silent Mediterranean (Mesdhe i heshtur) ofron një përvojë të rrallë përfshirëse kino - koncertale, ku shfaqen filma të rralle pa zë dhe të ngjyruara me dorë me përshkrime udhëtimesh nga rajoni i Mesdheut (1910–1927).
DATAT DHE ORARET
E shtunë, 19 prill, nga ora 20:45 deri në 21:45
Adresa
Porti i Durrsit
Kuruar nga kineastja shqiptare Iris Elezi, Silent Mediterranean (Mesdhe i heshtur) ofron një përvojë të rrallë kino-koncertale, ku shfaqen filma përshkrues nga Mesdheu (1910–1927), pa zë dhe të ngjyruara me dorë. Ky bashkëpunim i Kinematekës Shqiptare me Eye Filmmuseum do të shoqërohet me muzikë klasike live nga Adorel Haxhiaj, violonçelist i parë i Filarmonisë së Kosovës dhe muzikanti i oud Astrit Stafai, duke i shtuar një peizazh zanor dinamik këtyre thesareve kinematografike të harruara.
Duke ringjallur traditën e vjetër të Benshit, Iris Elezi, drejtoreshë e Kinematekës Shqiptare, do ta udhëheqë publikun nëpër këto udhëtime njëqind vjeçare, shoqëuar me komentet e duhura teksa ato marrin jetë në bregun e detit Adriatik

Imazhet janë mirësjellje e Eye Filmmuseum, Amsterdam
Kinemateka Shqiptare është një institucion kulturor për ruajtjen, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë së pasur kinematografike të Shqipërisë. Nëpërmjet hulumtimeve arkivore, restaurimeve filmike dhe shfaqjeve të kuruara, ajo shërben si një platformë jetike për rizbulimin e kinemasë së dikurshme dhe asaj bashkëkohore shqiptare. Kinemateka shfaq vepra nga kineastë pionierë, pamje të rralla arkivore dhe filma eksperimentalë,duke nxitur dialogun rreth trashëgimisë kinematografike të Shqipërisë dhe vendin e saj në historinë botërore të filmit. E përkushtuar ndaj edukimit dhe qasjes, ajo organizon gjithashtu seminare, diskutime dhe retrospektiva me brezat e rinj të kineastëve dhe publikut. Drejtoresha e Kinematekës Shqiptare Iris Elezi ka zhvilluar masterklasa me Francis Ford Coppola, Mohsen Makhmalbaf, Ben Rivers, Jon Jost dhe Mark Cousins për të përmendur vetëm disa prej tyre, dhe ka kuruar retrospektiva ndërkombëtare në Austri, Gjermani, Zvicër dhe Itali.

Imazhet janë mirësjellje e Eye Filmmuseum, Amsterdam

.webp)