
Bar Tore
Vendosur në qendër të festivalit, Bar Tore frymëzohet nga histori të shumta të bareve si hapësira alternative për formimin e komuniteteve në Shqipëri dhe Kosovë. Duke iu referuar vendeve emblematike si Bar Iliria në Tiranë, Bar Belmondo në Durrës dhe Bar Janis në Prizren, Bar Tore është njherazi vend aktivizmi artistik dhe ruajtës i kujtesës shoqërore. Në programin e vet, Bar Tore mirëpret një sërë performansash, lexime poezish dhe biseda artistësh. Në bashkëpunim me Radio Alhara, në bar luhet muzikë dhe nga bari transmtohet live.
Adresa
Porti i Durrsit
Bar Tore është një koncept kuratorial nga Arnisa Zeqo dhe Amantia Peza, i prezantuar si një bar funksional. Ai mirëpret biseda të rastësishme dhe komunikim nga afër. “Tore” është si një prapashtesë e zakonshme për emrat e bareve lokale shoqërore në Shqipëri, ashtu edhe një homazh për Viktoren, një grua të shquar të viteve 1990.
Vendosur në qendër të festivalit, Bar Tore frymëzohet nga histori të shumta të bareve si hapësira alternative për formimin e komuniteteve në Shqipëri dhe Kosovë. Duke iu referuar vendeve emblematike si Bar Iliria në Tiranë, Bar Belmondo në Durrës dhe Bar Janis në Prizren, Bar Tore është njherazi vend aktivizmi artistik dhe ruajtës i kujtesës shoqërore. Në programin e vet, Bar Tore mirëpret një sërë performansash, lexime poezish dhe biseda artistësh. Në bashkëpunim me Radio Alhara, në bar luhet muzikë dhe nga bari transmtohet live.
Si pjesë e programit muzikor në Bar Tore është edhe Bar Tore Invites, një seri prej playlistave si kontribute nga artistë, kolektive dhe punonjës të kulturës nga Shqipëria dhe rajoni. Ato arrijnë në festival si një paraqitje e shkurtër e peizazheve muzikore të praktikave krijuese në të gjithë zonën.
Ideuar dhe kuruar në bashkëpunim me Rina Meta, këto playlista veprojnë si portrete zanore të subjekteve kulturore në të gjithë rajonin.

Kredia: Amantia Peza
Artistët


.webp)