Punëtori Vallëzimi Bashkëkohor

Punëtori
I përshtatshëm për të gjitha audiencat
Performanca
Performanca

Ky workshop ka si qëllim eksplorimin e thellë të energjisë, kompleksitetit dhe fokusit në kërcimin contemporan. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre të shprehjes artistike dhe të thellojnë lidhjen me trupin e tyre, si dhe me ambientin e tyre.

INFORMACION PRAKTIK
Punëtori Vallëzimi Bashkëkohor

DATAT DHE ORARET

E hënë, 21 prill, nga ora 14:00 deri në 17:00

Punëtori Vallëzimi Bashkëkohor

Adresa

Porti i Durrsit

Ky workshop ka si qëllim eksplorimin e thellë të energjisë, kompleksitetit dhe fokusit në kërcimin contemporan. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre të shprehjes artistike dhe të thellojnë lidhjen me trupin e tyre, si dhe me ambientin e tyre.

Objektivat e workshop-it:

1. Energji

  • Të kuptojmë se si energjia ndikon në lëvizjen tonë dhe si mund ta përdorim atë për të tejkaluar kufizimet e trupit.
  • Të praktikojmë teknika të ndryshme të ndjenjës së energjisë, nga ajo e buta deri te ajo e fuqishmja.

2. Kompleksiteti

  • Të eksplorojmë lëvizje komplekse dhe të ndërtojmë një kuptim më të thellë të strukturave të kërcimit.
  • Të krijojmë koreografi të thjeshta që inkorporojnë lëvizje natyrale dhe komplekse, duke sfiduar trupin dhe mendjen.

3. Fokusi

  • Të zhvillojmë aftësi për t’u fokusuar dhe për të qëndruar të pranishëm përgjatë procesit krijues.
  • Të praktikojmë teknika të meditimit dhe përqendrimit që do të ndihmojnë pjesëmarrësit të punojnë më mirë në grup dhe individualisht.

Programi

1.Pjesa e Parë:

  • Energjizues: ushtrime ngrohëse, përmirësimi i qarkullimit të energjisë në trup.
  • Të mësuarit e teknikave për shpërndarjen e energjisë gjatë lëvizjes.

2. Pjesa e Dytë:

  • Eksplorimi i lëvizjeve komplekse: sekuenca që kërkojnë koordinim dhe kreativitet.
  • Krijimi i një mini-koreografie gjatë punës në grupe

3.Pjesa e Tretë:

  • Ushtrime fokusimi: teknikë meditimi dhe përqendrimi para dhe gjatë performancës.
  • Performancë e improvizuar nga pjesëmarrësit, që do të theksojë energjinë, kompleksitetin dhe fokusin.

Ky workshop i përshtatet individëve që kanë interes në kërcim, që nga fillestarët deri tek ata me përvojë, që dëshirojnë të thellojnë kuptimin e tyre në kërcimin bashkëkohor. Ky aktivitet është një mundësi e shkëlqyer për t'u lidhur me të tjerët dhe me trupat tanë ndërsa ndihemi të lirë për të shprehur veten përmes lëvizjes!  

Julind Dervishi

Julind Dervishi është një balerin dhe koreograf i njohur, i cili jeton dhe krijon në Shqipëri. Pas përfundimit të studimeve universitare në Akademinë e Arteve të Bukura, ai ka një karrierë të suksesshme që zgjatet prej më shumë se pesë vjetësh në fushën e koreografisë, dhe është tani pjesë e trupës së Teatrit të Operas dhe Baletit. Dervishi njihet për krijimtarinë bashkëkohore që përfshin elemente innovatore dhe emocionalë, duke sfiduar kufijtë e ndjeshmërisë artistike. Qëndron i përkushtuar për të zhvilluar artin e baletit bashkëkohor në Shqipëri dhe për të sjellë një frymë të re në skenat lokale dhe ndërkombëtare. Nëpërmjet punës së tij, Julind Dervishi kontribuon në pasurimin e kulturës artistike shqiptare dhe inkurajon brezat e rinj të ndjekin ëndrrat e tyre në artin e performancës.

Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit në Tiranë (IDFT)

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit, Tiranë (IDFT) është një platformë unike ku shprehia tradicionale takohet me format bashkëkohore dhe novatore. I njohur për guximin dhe risitë që sjell, festivali rikthehet me edicionin e katërt, i cili do të zhvillohet nga data 8 deri më 25 Tetor 2025. Me synimin për të ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse dhe me ndikim pozitiv, festivali shkon përtej shfaqjeve skenike dhe ofron një program të pasur me aktivitete artistike paralele, si masterklasa, workshop-e, shfaqje filmash, etj.

Artistët

Nuk u gjetën artikuj.

Partnerët