FRANCESCO BERATI: Të endësh identitetin
Francesco Beratit sjell një projekt artistik mode që vijëzon origjinën e tij ndër breza, duke gjurmuar trashëgiminë kulturore të Elbasanit – dikur qyteti romak i Skampës, ku Via Egnatia takohet me lumin Shkumbin.
DATAT DHE ORARET
E enjte, 17 prill, nga ora 18:00 deri në 18:30
Adresa
Bar Tore, Porti i Durrsit
Aksesueshmëria
Informacion shtesë
Të endësh identitetin i Francesco Beratit është një projekt artistik mode që vijëzon origjinën e tij ndër breza, duke gjurmuar trashëgiminë kulturore të Elbasanit – dikur qyteti romak i Skampës, ku Via Egnatia takohet me lumin Shkumbin. Duke kombinuar kujtimet e fëmijërisë, veshjet e familjes dhe hulumtimin e gjerë në muzeun etnografik të qytetit, Berati riinterpreton veshjet tradicionale të Elbasanit duke përdorur teknikën e taftinganit. I frymëzuar nga Xhube me Dragua, Sako dhe jelekët tradicionalë, ai luan me motive të qëndisura, duke ndryshuar dimensionet për të krijuar forma monumentale tekstili. Koleksioni i tij sjell tekstet e këngëve të vjetra, printuar në serigrafi, krijuar me një pistoletë për volum ne thasë natyralë kafe. I shoqëruar nga këngë mistike të kompozitorëve si Mustafa Bodini dhe Isuf Myzyri, ky projekti artistik e shndërron trashëgiminë e tekstilit në një dialog bashkëkohor, duke ruajtur dhe zhvilluar traditën përmes materialitetit, relievit dhe rrëfimit.
Francesco Berati
Francesco Berati është student në dizajn të tekstil, praktika artistike e të cilit lidh trashëgiminë kulturore dhe artin bashkëkohor. I specializuar në teknikën e taftinganit, ai krijon volume duke përdorur fije leshi, frymëzuar nga veshjet tradicionale dhe poezi vendase. Puna e tij ndërthur elemente të veshjeve të zonës së Elbasanit me muzikën, duke ringjallur teknikat historike për të nxjerrë në pah narrativat kulturore. Aktualisht po përfundon programin Master në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Artistët

.webp)