
Genc Elezaj - DJ Set
Genc Elezaj eshte muzikant dhe DJ qe jeton dhe punon ne Prishtine. Gjate gjithe karrieres se tij ne krijimtari muzikore, ai ka kontribuar ne projekte te ndryshme qe shkojne nga shkrimi i kengeve per grupe ne kompozimin e muzikes per pjese teatri dhe filma, per koncerte me muzike elektronike live, - duke qene njekohesisht DJ ne evente lokale rajonale dhe nderkombetare.
DATAT DHE ORARET
E premte, 11 prill, nga ora 22:20 deri në 00:30
Adresa
Porti i Durrsit
Genc perpiqet te kaperceje kufijte e gjinive, duke perqafur nje identitet zanor qe eshte njeherazi shpirteror dhe urban, perzieje e influencave mistike dhe ndjesive perballe qiellgervishtesve ne oren 5 pasdite te nje dite me shi. Ai zgjedh gjithmone nje atmosfere te mbinatyrshme mes te njohures dhe te panjohures. Tingulli pothuaj gjithmone mbart erotizem dhe meditim – njekohesisht sensual dhe introspektiv, duke i ftuar degjuesit ne nje gjendje lidhjeje dhe transhendence. Energjik dhe perfshires, peizazhi i tij muzikor eshte nje udhetim permes kontrastesh, me e pakta qe mund te themi.
Artistët


.webp)