
Kairo Urovi - Djali pa emër
Kjo fotografi e printuar në vinil me përmasa të mëdha, ndarë në panele, shfaqet në hyrje të Portit të Durrësit, duke i ftuar vizitorët të futen në të dhe në festival.
DATAT DHE ORARET
Nga 10 deri më 21 prill, gjatë gjithë ditës
Adresa
Porti i Durrsit
Artisti Kairo Urovi është fotografuar në një çast ikanak dhe enigmatik në rrugët e Shkodrës. Titulluar “Djali Pa Emër” kjo fotografi e printuar në vinil me përmasa të mëdha, ndarë në panele, shfaqet në hyrje të Portit të Durrësit, duke i ftuar vizitorët të futen në të dhe në festival. Vepra ka marrë emrin nga një përrallë e vjetër popullore shqiptare për një djalë pa emër. Djali, i pavetëdijshëm për fatin e tij të vërtetë, nis një udhëtim të zbulimit të vetvetes. Duke kapërcyer sprovat që testojnë fuqinë dhe mençurinë e tij nëpër toka ku ndërthuren e mbinatyrshmja dhe njerëzorja, ai gjen emrin e tij. Vizitorët hyjnë në fotografi, duke u bërë pjesëmarrës në një moment kurioz përpara se të hyjnë në botën e festivalit.

Kairo Urovi
Kairo Urovi është një fotograf italo-shqiptar që jeton dhe punon në Londër, Angli. Puna e tij sillet rreth kompleksitetit të këtij konteksti. I lindur dhe rritur në Itali, me një familje me origjinë nga Shkodra (Shqipëri). Gjatë 3 viteve të fundit ka realizuar "Stray Dog", një seri fotografike që dokumenton dhe eksploron kryqëzimet mes identitetit të tij queer, tranzicionit dhe kuptimit të shtëpisë. Puna e tij është shfaqur në Paris Photo, Autograph ABP, RichMix dhe Ph Museum Festival.

Flora Scott

.webp)