

Seancë leximi me Emira Shkurti nga UNICEF
Bashkohuni me ne për një lexim të librit "Të gjithë duhet të jemi feministe" me Emira Shkurti nga UNICEF! Nëse jeni duke kërkuar një përgjigje për pyetjen "Çfarë do të thotë të jesh feministe sot?", përgjigjja më e mirë mund të gjendet në këtë libër, i cili e shqyrton këtë pyetje në një stil eseistik, duke arritur në përfundimin se ndarja e gjinive ka pasur pasoja negative si për burrat ashtu edhe për gratë. Leximi është i hapur për të gjithë dhe do të krijojë një hapësirë miqësore për diskutim dhe reflektim mbi feminizmin dhe gjininë.
DATAT DHE ORARET
E shtunë, 19 prill, ora 12:00 deri në 13:00
Adresa
Porti i Durrsit
Emira Shkurti
Emira Shkurti është juriste dhe jetën e saj profesionale ia ka kushtuar të drejtave të njeriut, veçanërisht atyre të grave dhe të fëmijëve. Për shume vite ajo ka ligjëruar lëndën e Barazisë Gjinore dhe Mosdiskriminimit pranë Universitetit te Tiranës dhe Shkollës së Magjistraturës. Aktualisht Specialiste e Drejtësisë për të Mitur prane zyrës së UNICEF-it në Shqipëri, në kohën e vet të lirë ajo bën punë vullnetarë, duke iu lexuar djemve dhe vajzave në Institutin e Fëmijeve që nuk Shikojnë. Ajo kontribuon në jetën kulturore të Shqipërise dhe kryeqytetit te saj, Tiranës, duke kënduar si soprano ne Korin Ndërkombetar BujArt.

.webp)