SELMA SELMAN: Crossing the Blue Bridge, Film

Performanca
Të rriturit

Filmi Crossing the Blue Bridge nga Selma Selman, rikthen kujtimet e nënës së saj për luftën në Bihać në vitin 1994.

INFORMACION PRAKTIK
SELMA SELMAN: Crossing the Blue Bridge, Film

DATAT DHE ORARET

E diel, 13 prill, nga ora 19:15 deri në 19:40

SELMA SELMAN: Crossing the Blue Bridge, Film

Adresa

Porti i Durrsit

Filmi Crossing the Blue Bridge nga Selma Selman, rikthen kujtimet e nënës së saj për luftën në Bihać në vitin 1994. Përmes një rrëfimi të shtresëzuar, filmi thur kontekste socio-politike dhe kulturore që Selman i eksploron si artiste, duke trajtuar prejardhjen e saj rome në Bosnjë dhe Hercegovinën e pasluftës, si dhe çështje më të gjera që prekin komunitetet rome në mbarë botën. Ky film thellohet tutje në qasjen e saj ndaj identitetit, qëndrueshmërisë dhe kujtesës kolektive.

Selma Selman

Selma Selman është artiste dhe performuese rome, puna e së cilës eksploron temën e identitetit, migrimit dhe margjinalizimit. Përmes performancës, videos dhe instalacionit, Selman sfidon stereotipet dhe u drejtohet perceptimeve të shoqërisë rreth racës, gjinisë dhe kulturës. Praktika e saj shpesh trajton çështjen e të qenit grua në një botë të formësuar nga diskriminimi sistemik.  

Puna e Selman është shfaqur në arenën ndërkombëtare, duke nxitur një kuptim më të thellë mbi identitetin dhe përfshirjen. Në vendlindjen e saj, Bosnje dhe Hercegovinë, ajo është themeluese e Marš u Školu (Shko në Shkollë), një iniciativë për të mbështetur shkollimin e vajzave rome.

Artistët

Nuk u gjetën artikuj.

Partnerët

Nuk u gjetën artikuj.