Zeineb Henchiri - Echo Chamber

Performanca
I PËRSHTATSHËM PËR TË GJITHË

Për Festivalin Art Explora, Zaineb Henchiri paraqet "Echo Chamber", një lexim performativ me projeksione vizuale. Vepra eksploron humbjen e fjalës në një kontekst transformimesh teknologjike dhe politike. Henchiri bazohet në hulumtimet dhe takimet online për të paraqitur një mozaik fjalish, mesazhesh dhe tutorialesh. Ky fluks informacioni i copëzuar dhe i rëmujshëm, i bën jehonë mitit të Echo (Jehonës), e cila, e dënuar nga Perënditë, mund të përsëriste vetëm fjalët e të tjerëve, duke theksuar kështu natyrën e copëzuar të ndërveprimit modern online.

Zeineb Henchiri - Echo Chamber
Për të rezervuar
INFORMACION PRAKTIK
Zeineb Henchiri - Echo Chamber

DATAT DHE ORARET

E mërkurë, 16 prill, nga ora 20:00 deri në 20:40

Zeineb Henchiri - Echo Chamber

Adresa

Porti i Durrsit

Zeineb Henchiri - Echo Chamber

Aksesueshmëria

Zeineb Henchiri - Echo Chamber

Informacion shtesë

Enkas për Festivalin Art Explora, artistja Zaineb Henchiri krijon një performancë që bashkon kërkimet më të fundit me elemente performative tashmë të pranishme në praktikën e saj. Në performancat e saj, Henchiri krijon personazhe që veprojnë si alter ego të artistëve, si dhe personazhe të takuar online në jetën e përditshme. Echo Chamber është një lexim performativ i shoqëruar nga projeksione vizuale. Performanca i drejtohet aftësisë për të pasur një zë të veçantë në kontekstin bashkëkohor të ndryshimeve teknologjike dhe politike. Echo Chamber funksionon si repertor fjalish të lëna në internet, mesazhesh të shkëmbyera me artistët, dhe tutoriale të gatshme.  

Këto gjurmë, edhe pse me ton epistolar, të sjellin në mend atmosferën e ethshem të ndërveprimeve online, si parakalimi i rëmujshëm i ekraneve kur kalojmë nga një video në tjetrën, nga një përmbajtje në tjetrën, pa ndonjë rend të caktuar. Ky fluks i shkëputur është jehona dhe referencë e drejtpërdrejtë e mitit të Echos, që pasi u dënua nga hyjnitë, humbi aftësinë të fliste për veten dhe mund të përsëriste vetëm fjalët e të tjerëve.

Zeineb Henchiri

Zeineb Henchiri, e lindur në vitin 1992 në Tunizi, jeton dhe punon në Paris. Artiste pamore, performuese dhe neuropsikologe, puna e saj eksploron hapësirat intersticiale të ekzistencës bashkëkohore, ku realiteti ngatërrohet me fiksionin, prania me mungesën. Përmes krijimit të figurave femërore hibride, Zeineb u drejtohet formave të mbylljes – të imponuara ose të krijuara vetë – duke përdorur trupin, kujtesën dhe artefakte dixhitale si materiale.

Udhëtimi i saj artistik fillon me mahnitjen për natyrën njerëzore, sidomos eksperiencat e individëve me skizofreni dhe mënyrën si i përshkruajnë halucinacionet e tyre. Me kalimin e kohës, ky interes evoluoi drejt krijimit të identiteteve fiksionale, duke eksploruar temat e izolimit, transformimit dhe kufirit të brishtë mes realitetit dhe fiksionit. Trilogjia e projekteve të saj Persona, Shadow, dhe Echo eksploron kompleksitetin e identitetit, kujtesës dhe botës dixhitale. Këto punime nxjerrin në pah tensionin mes narrativës personale dhe kolektive, dhe mënyrën se si zëra dixhitalë dhe histori të copëzuara i japin formë kuptimit që kemi për veten në shoqërinë e sotme, sa të ndërlidhur, aq edhe të izoluar.

Zeineb Henchiri është pjesë e Programit të Residencës Mesdhetare Art Explora 2025.

Artistët

Nuk u gjetën artikuj.

Partnerët

Nuk u gjetën artikuj.