Doruntina Vinca: Fuga e Kosovës në shtatë pjesë - Një lexim kolektiv i June Jordan në shqip
Fugë Kosove në Shtatë Pjesë është një lexim kolektiv i drejtuar nga Doruntina Vinca, ku të pranishmit njihen me poeten dhe aktivitsten amerikane June Jordan për herë të parë.
DATAT DHE ORARET
E diel, 13 prill, nga ora 18:00 deri në 19:00
Adresa
Bar Tore, Porti i Durrsit
Fugë Kosove në Shtatë Pjesë është një leximi kolektiv i drejtuar nga Doruntina Vinca, ku të pranishmit njihen me poeten dhe aktivisten amerikane June Jordan për herë të parë. Jordan i shkroi poezitë në prill 1999 ndërsa po zhvillohej lufta gjatë së cilës 800,000 shqiptarë të Kosovës u detyruan të zhvendosën. Shumë prej tyre kërkuan strehë në Shqipëri, me Durrësin si qendër kryesore për strehimin e mijëra kosovarëve.
Të printuara dhe të shpërndara për të pranishmit, poezitë marrin jetë në një moment të përbashkët të leximit, performancës dhe shprehjes kolektive. Pas leximit, Vinca dhe Zeqo do të prezantojnë punën e Jordan, duke nxjerrë në pah rëndësinë e saj si shkrimtare politike dhe feministe, duke e lidhur me historinë e Kosovës. Aktiviteti do të shtrihet përtej performancës, përmes Radio Alhara që e transmeton leximin live. Të pranishmit marrin me vete poezi të në edicion të veçantë si efemerë të një kujtese kolektive të krijuar rishtazi.
Doruntina Vinca
Doruntina Vinca është shkrimtare, studiuese dhe përkthyese që jeton në Tiranë, Shqipëri. Praktika e saj qëndron në pikëprerjen e gjuhës, mendimit feminist dhe tekstit si një mjet për të praktikuar forma të reja të kolektivitetit dhe ndarjes së dijes. Ajo është bashkëthemeluese e Radical Sense, një grup leximi feminist që mblidhet çdo javë në Tiranë që nga viti 2018 dhe virtualisht prej vitit 2020. Ka përgatitur për botim dy vëllime me tekste feministe dhe letrare të përkthyera nga anglishtja në shqip nga kolektivi Radical Sense, të botuara nga ‘28 Nëntor’ (2020 dhe 2023). Aktualisht, ajo po shkruan romanin e saj të parë i cili fokusohet në temën e kujtesës dhe rrëfimit, me theks te zërat e heshtur, njerëzorë dhe jojnjerëzorë.

Artistët

.webp)