
Erdiola Kanda Mustafaj - Fryj, të fryshë, frymë. Është vetëm një prekje?
Fryj, të fryshë, frymë. It’s just a touch? Është një punëtori rituali nga Erdiola Kanda që rrjedh nga prejardhja e saj vllahe. E frymëzuar nga rrëfimet e gjyshes së saj, Kanda i udhëheq pjesëmarrësit në një ritual fryme, kujtimi, dhe transmetimi, për tri netë. Cdo sesion përmban një këndim, fjalë të vjetra, dhe shkrime të vetë Kandas, duke riaktivizuar të kaluarën dhe duke krijuar një hapësirë ku brezat takohen në heshtje
DATAT DHE ORARET
Nga 16 deri më 18 prill, nga ora 19:00 deri në 20:00
Adresa
Porti i Durrsit
Fryj, të fryshë, frymë. It’s just a touch? Është një punëtori rituali nga Ediola Kandra që eksploron gjenealogjitë fiktive dhe traditat vllahe të pastrimit. E rrënjosur në trashëgiminë e saj vllahe, Kanda frymëzohet nga bisedat me të gjyshen për të krijuar një ritual që shpaloset në perëndim, pranë detit. Përgjatë tri netëve, pjesëmarrësit përfshihen në një ritual intim të bazuar në frymë, kujtesë dhe transmetim. Cdo sesion ndjek një sekuencë të strukturuar: një këndim i pëshpëritur(bisbilgio) recitim fjalësh të vjetra, dhe si përfundim përmendje e shkrimeve të Kandas. Si një përsëritje imitiuese e qëndrimeve, ky akt ngjall një farë nderimi, i paraqitur këtu edhe si “gjest i njohjes alternative ose si kundër – kujtesë".
Pjesëmarrësit marrin ritualin, duke u bërë mbartës të një tradite pastrimi dhe rrëfimi, duke riaktivizuar të shkuarën në të tashmen dhe duke krijuar një vend imagjinar ku breza të largët mund të takohen në heshtje.

Mirësjellje e artistit
Erdiola Kanda Mustafaj
Erdiola Kanda Mustafaj është një artiste multidisiplinare shqiptaro-italiane, e cila jeton dhe punon aktualisht në Paris. Përmes kombinimit të artit vizual dhe mediatik, nga instalacionet tek arti zanor, ajo krijon peizazhe imagjinare që mishërojnë dimensionin e padallueshëm dhe të pakapshem të shoqërive, vendeve dhe ngjarjeve historike, me një vëmendje poetike ndaj politikës, veçanërisht duke reflektuar mbi kuptimin e diasporës. Në hulumtimet e saj, ajo përvetëson dhe rishkruan burime të nxjerra nga arkivat personale dhe kujtesa kolektive, për të trajtuar historinë intelektuale dhe politike të vendit të saj, në një rrëfim ku ndërthuren tradita gojore, mitet dhe përrallat. Punimet e saj artikulohen kryesisht rreth një marrëdhënieje të fortë me hapësirën dhe transformimin e saj, ku lënda e parë dhe njeriu krijojnë një lidhje të pandashme, duke formuar njëri-tjetrin pa hierarki vlerash.
Punimet e saj janë ekspozuar në disa institucione, si: ekspozita personale në Kunst-im-Kreuzgang (Bielefeld, Gjermani, 2025), ekspozita në grup në Luigi Ghirri Prize për Fotografia Europea (Reggio Emilia, 2025), Çmimi Ardhje 2024 , Young Visual Artists Award, organizuar nga Zeta Gallery (Tiranë, Shqipëri, 2024), “Rencontres de la jeune photographie internationale” me kurator François Cheval në Villa Pérochon (Niort, Francë, 2022), dhe “Beyond the Image” organizuar nga Shkodra Arthouse dhe Muzeu Marubi (Shkodër, Shqipëri, 2019).

Artistët

Erdiola Kanda Mustafaj
Erdiola Kanda Mustafaj është një artiste multidisiplinare shqiptaro-italiane që aktualisht jeton në Paris.
Duke kombinuar artet vizuale dhe mediatike, nga instalacioni te arti zanor, ajo krijon peizazhe imagjinare që mishërojnë dimensionin e paqartë dhe të pakapshëm të shoqërive, vendeve dhe ngjarjeve historike, me një vëmendje poetike ndaj politikës dhe një meditim të veçantë mbi rëndësinë e diasporës. Në kërkimin e saj, ajo përvetëson dhe rishkruan burime nga arkivat personale dhe kujtimet kolektive për të diskutuar historinë intelektuale dhe politike të vendit të saj, në një rrëfim që ndërthuret me traditën gojore, mitin dhe përrallën. Veprat e saj kryesisht sillen rreth një marrëdhënieje të thellë me hapësirën dhe transformimin e saj, në të cilën lëndët e para dhe njerëzimi krijojnë një lidhje të pandashme, duke formësuar njëri-tjetrin pa një hierarki vlerash.

.webp)