Fwd: Rikujtim
E krijuar në kuadër të Festivalit Art Explora Durrës, instalacioni Fwd: Reminder i artistes Bora Baboçi eksploron territoret e brishta të zonave portuale mesdhetare, të shënuara nga mërgimi, pritja dhe fshirja e pikëmbështetjeve.
Fwd: Rikujtim
"Ky kontenier ndodhet gabimisht këtu. Vorbulla ajri sillen brenda tij, tingëllojnë si frymë, si kallamishte në erë, një trup mërgimtarësh që endet në shkretëtirë. Në ujrat e Mesdheut, a nuk e duruan këtu pritjen e gjatë ata që besuan? Ata ende presin.
Vonesa, vonesa. Vonesa historike.
Trupa nën vëzhgim, nën urdhëra mbrojtje, një distancë prej njëqind kilometër kolonash betoni. Ata s’do të qëndrojnë sepse nuk është kjo toka e premtuar. Është e jona dhe pse thuajse nuk ishte – një hekurudhë përgjatë portit, një rrugë e dyshimtë tregtare, një zonë e ndërmjetme, një hotel në tokën e tjetrit, një rajon i tëri i braktisur, një rishikim i kufirit detar, një ishull për qetësinë e mendjes, një fshat me kontenierë në bregun verior. Çfarë e bën të brishtë një vend?"
Fwd: Reminder është një instalacion i krijuar rishtazi nga Bora Baboçi që reflekton mbi hapësirat pranë porteve e rrugëve tregtare, ku negociata e shkëmbime luhasin kufinjtë e brishtë rreth e përqark brigjeve të mesdheut.
Sot me një tjetër fjalor - qëndra migracioni extra-territoriale, shërbime të lira në territore të huaja, paqartësi në statuse pronësish dhe ligjesh - rrallë kanë parë këto zona më shumë se humbjen e integritetit të vendeve ku ndodhen si dhe të individëve që zhvendosen mes tyre, duke lënë pas gjëndje zbrazëtie dhe ç'rrënjosjeje.
Njerëzit – si individë ashtu edhe si përçues të rrethanave që përfaqesojnë – mbesin në cikle të vazhdueshme zhvendosjeje dhe pritjeje. Të lënë pezull, të ç’orientuar dhe të detyruar të qarkullojnë nëpër këto zona të pasigurta - të cilat gjithmonë e më shumë janë përqëndruar në brigjet më të varfra të mesdheut – ata nuk mbërrijnë kurrë në destinacionet e tyre.
Fwd: Rikujtim sygjeron përvojën mes mërgimit, sfilitjes dhe përsëritjes në një gjendje pothuajse të ritualizuar, duke kujtuar një udhëtim mes tokave të shkretëtuara ose një thirrje, vajtim apo lutje që mbetet pa përgjigje.
Zerat: Mihal Kaçi, Alvaro Çenko, Rudian Zia, Rubin Oslo Ceka, Juliano Zholi, Alban Cenko, Kimeld Cenko
Produksion zeri: Edit Pula
Inxhinier zeri: Endri Pine
Tekst: Bora Baboçi, Rina Meta
Fotografi: Esad Duraki
Puna është krijuar në kuadër të Festivalit Art Explora Durrës "Nga qytetet dhe gratë: Frymë, këmbanë, ujëra" kuruar nga Arnisa Zeqo, prodhuar nga Anima Pictures.


