BORA BABOCI, Fwd: Rikujtim

Instalacion
I PËRSHTATSHËM PËR TË GJITHË

Fwd: Rikujtim është një instalacion i krijuar rishtazi nga Bora Baboçi që reflekton mbi hapësirat pranë porteve e rrugëve tregtare, ku negociata e shkëmbime luhasin kufinjtë e brishtë rreth e përqark brigjeve të mesdheut.

Autori:
AKSESUESHMËRIA:
Nuk u gjetën artikuj.

Të gjitha datat

Ky kontejner ndodhet gabimisht këtu. Vorbulla ajri sillen brenda tij, tingëllojnë si frymë, si një tufë me kallamishte, një trup mërgimtarësh që endet në shkretëtirë. Në ujërat e Mesdheut, a nuk e duruan këtu pritjen e gjatë ata që besuan? Ata ende presin.

Vonesa, vonesa. Vonesa historike.

Trupa nën vëzhgim, nën urdhëra mbrojtjeje, një distancë e caktuar, le të themi qindra kilometra kolonash betoni. Ata s'do të qëndrojnë sepse nuk është kjo toka e premtuar. Është e jona, edhe pse thuajse nuk ishte - thuajse nuk ishte një hekurudhë përgjatë portit, një rrugë e dyshimtë tregtare, një zonë e ndërmjetme, një resort në tokën e tjetrit, një rajon i tërë i braktisur, një rishikim i kufirit detar, një ishull për qetësinë e mendjes, një fshat me kontejnerë në bregun verior. Çfarë e bën të brishtë një vend?  

Fwd: Rikujtim është një instalacion i krijuar rishtazi nga Bora Baboçi që reflekton mbi hapësirat pranë porteve e rrugëve tregtare, ku negociata e shkëmbime luhasin kufinjtë e brishtë rreth e përqark brigjeve të mesdheut.

Sot me një tjetër fjalor - qëndra migracioni extra-territoriale, shërbime të lira në territore të huaja, paqartësi në statuse pronësish dhe ligjesh - rrallë kanë parë këto zona më shumë se humbjen e integritetit të vendeve ku ndodhen si dhe të individëve që zhvendosen mes tyre, duke lënë pas gjëndje zbrazëtie dhe ç'rrënjosjeje.

Njerëzit – si individë ashtu edhe si përçues të rrethanave që përfaqesojnë – mbesin në cikle të vazhdueshme zhvendosjeje dhe pritjeje. Të lënë pezull, të ç’orientuar dhe të detyruar të qarkullojnë nëpër këto zona të pasigurta - të cilat gjithmonë e më shumë janë përqëndruar në brigjet me të varfra të mesdheut – ata gati nuk mbërrijnë kurrë në destinacionet e tyre.

Fwd: Rikujtim sygjeron përvojën mes mërgimit, sfilitjes dhe përsëritjes në një gjendje pothuajse të ritualizuar, duke kujtuar një udhëtim mes tokave të shkreta ose një thirrje, vajtim apo lutje që mbetet pa përgjigje.

Informacion praktik

Adresa

Porti i Durresit

Aksesueshmëria

DATAT DHE ORARET

Nga 10 deri më 21 prill, gjatë gjithë ditës

Siguria

ZHVILLIMI I VIZITËS

PËRVOJA NË BORD

EKSPOZITA PËRFSHIRËSE "TË PRANISHME"

E krijuar me bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të Muzeut të Luvrit, kjo ekspozitë nxjerr në pah figura femra në qytetërimin mesdhetar përmes dixhitalizimit dhe modelimit të një pjese të koleksioneve të Muzeut të Luvrit. Një përvojë me dy pjesë: një film prezantues për të ofruar kontekst, i ndjekur nga një përvojë përfshirëse në një tunel 16 metra të gjatë të mbuluar me 120 m2 ekrane LED.

Zbuloni ekspozitën

NJË UDHËTIM ZANOR NË MESDHE

Një përvojë gjithëpërfshirëse zanore e krijuar nga Ircam që fton publikun të eksplorojë pasurinë dhe diversitetin e Mesdheut duke përdorur kufje me tinguj të hapësirë

ZBULO UDHËTIMIN ZANOR

© Elisa Von Brockdorff

Artistët

Bora Baboçi

Bora Baboçi (l. 1988, Tiranë) është një artiste shqiptare, praktika e së cilës ndërthur kërkimin në arkitekturë me artet pamore. Ajo ka kryer studimet në Universitetin e Torontos dhe masterin në Universitat Politècnica de Catalunya dhe pas disa vitesh eksperiencë në fushën e arkitekturës, ka fokusuar punën e saj në një praktikë artistike me anë të mediumeve të vizatimit, pikturës dhe ndërhyrjes hapësinore, e cila shpesh herë aktivizohet me momente të thjeshta gjestuale apo zanore. 

Puna e Baboçit është informuar nga kërkimet e saj mbi gjurmimin e mjedisit të ndërtuar si dhe dimensionit intim të shprehive emocionale apo shpirtërore që marrin formë në të. Kontributet e saj në botime të tilla si "The Untold World" dhe "Home as a Showroom" pasqyrojnë interesin e saj të vazhdueshëm mbi temat e shtëpisë, tokës, zhvendosjes dhe përkatësisë, duke u përpjekur të krijojë lidhje midis dimensionit fizik dhe shpirtëror.

mëso më shumë

Nuk u gjetën artikuj.

Partnerët

Nuk u gjetën artikuj.

Pyetje të Shpeshta
pyetje

A është hyrja në varkë falas?

Po, anija është e aksesueshme falas në vend. Megjithatë, mund ta rezervoni paraprakisht vendin tuaj online në faqen tonë të internetit.

A ka ndonjë kod specifik veshjeje për të vizituar anijen muzeale?

Për arsye sigurie dhe për të ruajtur varkën, veshja e takave të larta dhe këpucëve me taka është e ndaluar në varkë.

Si mund të hipi në anijen muzeale?

Anija muzeale është e hapur për të gjithë pa pagesë. Për të mësuar se në cilin skelë do të ankorohet ose për të rezervuar paraprakisht vendin tuaj, vizitoni faqen e dedikuar qytetit tuaj.

A është anija muzeale e arritshme për personat me lëvizshmëri të kufizuar?

Në vendin e Festivalit janë siguruar pajisje të përshtatshme për të akomoduar dhe për të siguruar akses për personat me lëvizshmëri të kufizuar. Varka është e pajisur me një rampë me gjerësi 1 m, e cila është e aksesueshme për personat me lëvizshmëri të kufizuar, por mund të kërkojë ndihmën e një pale të tretë për shkak të pjerrësisë së saj prej mbi 6%. Qasja në kuvertën e pasme dhe ekspozitën gjithëpërfshirëse është e mundur. Megjithatë, kuverta e sipërme nuk është e aksesueshme. Ju lutemi na njoftoni paraprakisht për çdo kërkesë specifike për aksesueshmëri në mënyrë që të mund të bëjmë rregullimet e nevojshme.